Klodian Luca

Klodian Luca lindur me 1973 ne Tirane, eshte nje artist me drejtim ne artet figurative dhe instalacione. 

Diplomuar ne Akademine e Arteve 1991 – 1995, Dega Arte figurative per pikture tekstil,  ne Tirane. Me nje experience 29 vjecare ne lidhje me pikturen, artet figurative dhe instalacione ne Greqi dhe ne Shqiperi. Dhe 25 vjet qe merret me grafiken. Vitet aktive jane nga 1992 deri ne ditet e sotme.

1992 – 2002 ,Gjate ketyre viteteve dhe te jetuarit ne ishullin e Santorinit, ka qene nga te paktet artiste qe jane  marre me artin e mbishkrimit ne fushen e turizmit, qe do te thote dizenjator ne murale, tabela dhe instalacione te bizneseve te ishullit si ; hoteleri, restorante,  si edhe institucione apo spotesh arkeologjike.

Gjate viteve ’90 kur emigroi ne Greqi, Luca pati nje karriere mjaft te mire edhe ne tattoo dhe body art, dhe ajo cka u konceptua dhe realizua per here te pare ne Shqiperi nga ai si  “Ironbrush Tirana” nje vend multifunksional e kulturor, dikur ishte nje House Tattoo ne qender te Athines.

Ne 2010 ai vendos te kthehet ne Tirane – vendlindje, dhe te ngrej shtepine e artit me duart e tij, e quajtur Vila ironbrush.

Nga viti 2008 – 2012 ka  marre pjese ne disa ekspozita me punet e tij artistike si pikture kavaleti, ne qytetin e Athines (ku jetonte ate kohe), dhe ate te Qipros (Larnaca).

Nga 2014 – 2020  , kane qene vite kur ka dhene suportin e tij profesional si kurator arti ne disa ekspozita te artisteve te rinj, per te inkurajuar brezin e ri te artisteve, ne lidhje me pikturen, grafiken, fotografine etj. Expozita qe kuroheshin ne ambjentin e qendres Vila Ironbrush.