Kujtime fëmijërie, letra të grisura me gjurmët e vizatuara në mur, vese, vëzhgime, shikime fshehtësie, portrete të rriturish, habi lumturie, dashuri, gogola me gjëegjëza, janë pjesë e këtij cikli me titullin "Detyrë Klase".
Autori ka si qëllim të kthehet në fëmijëri, duke provokuar me pastërtinë e dëshirave njerëzore.
Teknika : akrilik mbi kanavacë.